Pro-rusët kapin kolonelin ukrainas

14/05/2014 00:00

Yuri Lebed, koloneli ukrainas i trupave ushtarake në Kiev është kapur nga një grup i separatistëve pro-rusë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve në Ukrainë, Ukrinform, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Lebed kishte shërbyer edhe në Krime, por pas aneksimit të saj ai nuk pranoi të kalonte në radhët e ushtrisë ruse.

Më herët gjatë ditës së martë 6 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur në një pritë të separatistëve pro-rusë, pranë qytetit lindor të Kramatorskut, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, edhe një lider i separatistëve në Ukrainën Lindore është plagosur, pas një tentative për ta eliminuar. Automjeti me të cilin po lëvizte i vetëshpalluri “guvernator i popullit të Luhanskut”, Valeriy Bolotov, është qëlluar.

Top Channel