Të lodhur nga pastrimi i rrobave dhe orët e zgjatura në lavanderi? Tashmë është e thjeshtë, me një aplikacion smartphone. Projekti aktualisht aplikohet në Nju Jork, por shumë shpejt po përhapet.

Normalisht për pastrimin telefonon një kompani që ti merr robat dhe ti sjell sërish, por zakonisht kjo procedurë zgjat. Përdoruesit mund të hyjnë në aplikacionin Cleanly Valet, që vjen për më pak se 30 minuta. Shoferi vjen shumë shpejt merr rrobat dhe i çon në një lavanderi lokale.

Në aplikacion mjafton të vendosësh orën, datën dhe sigurisht adresën, se kur dëshiron të çosh rrobat në lavanderi. Mjafton t’i lësh tek dera e shtëpisë dhe aty i gjen të lara brenda 24 orësh.

Aplikacioni shkarkohet falas, por për shërbimin për çdo larje çmimi nis nga 1.25 dollarë. Themeluesit të “Cleanly”, Tom Harari i lindi ideja e krijimit të aplikacionit kur ndërroi vendbanim, nga Filadelfia në Nju Jork, ku larja e rrobave është makth më vete.  Shërbimi i kompanive të lavanderive ishte shumë i ngadaltë. Për këtë ai mendoi se ka një tjetër mënyrë.

Aplikacioni, i cili përdor hashtagun “DoWhatULove” si slogan, i lejon gjithashtu dhe të tjerëve t’i bëjnë si dhuratë një pastrim rrobash dikujt që shpenzon një kohë të madhe në lavanderi.

Top Channel