Tërmetet dëmtojne ujësjellësin në Durrës

05/05/2014 00:00

Lëvizjet e vazhdueshme tektonike, të intensifikuara ndjeshëm muajt e
fundit kanë ndikuar edhe në rrjetin e ujësjellësit të Durrësit duke
krijuar probleme në furnizimin e popullatës me ujë.

Ne tubacionin kryesor te ujesjellesit qe shtrihet nga vendburimi ne Fushe-Kuqe dhe deri ne Shkafane specialistet kane konstatuar 7 defekte, te krijuara si rezultat i levizjeve tektonike ne koren e tokes dhe erozionit.

Brigadat e punes se shoqerise se Ujësjellës-Kanalizimeve Durres do te punojne per te riparuar defektet e ndodhura ne segmentin Fushe Kuqe – Shkafane te tubacionit kryesor, ndaj ujesjellesi njoftoi se diten e marte ne te gjithe qytetin e Durresit do te kete nderprerje te furnizimit me uje te pijshem nga ora 07.00- 19.00.

Durresi konsiderohet nje nga qytetet me problematike persa i perket furnizimit me uje te pijshem per shkak te burimeve te largeta, nderhyrjeve te paligjshme ne rrjet, si dhe te qenit pike fundore ne nje sistem shperndares qe kalon neper tre qarqe dhe mbulon nevojat e mbi 350 mije banoreve, numer ky qe shtohet ndjeshem gjate sezonit te veres.

Top Channel