Bashkia, fond për kreditimin e bizneseve të reja

30/04/2014 00:00

Bashkia e Tiranës prezantoi të mërkurën projektin per nxitjen e
punesimit të të rinjve. Nëpërmjet një fondi prej 1 milionë dollarësh do
të kreditohen bizneset e reja në funksion të punësimit.

“Bashkia e Tiranës do t’i prezantojë Këshillit Bashkiak, miratimin e fondit prej afro 1 milionë dollarësh, që do të përdoret tërësisht për kreditimin e bizneseve të reja, si dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Përmes këtij fondi ne synojmë kreditimin e atyre bizneseve të vogla, të mesme, të cilat nuk gjejnë akses në sistemin bankar, pasi nuk kanë mundësinë e ofrimit të kolateralit, apo për shkak të kërkesave specifike të bankave në Shqipëri. Synohet të arrihet, financimi i bizneseve të reja, financimi i bizneseve ekzistuese me qëllim rritjen dhe zhvillimin e tyre, nxitja e inovacionit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe nxitja e rolit të gruas në sipërmarrjen ekonomike”, tha Bozdo.

Top Channel