Obama-Merkel: Rusia të ul tensionet

18/04/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë rënë dakord se SHBA-ja dhe Europa duhet të jenë të gatshme për të marrë masa të mëtejshme kundër Moskës, nëse ka një përshkallëzim të dhunës në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Të dyja palët kërkojnë nga Rusia të ndërmarrë hapa konkrete për të ulur tensionet në lindje të Ukrainës.

Më herët gjatë ditës së enjte ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se të gjitha palët e mbledhura në bisedimet e Gjenevës kanë rënë dakord për të ndërmarrë masa për të shmangur përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.

Shefi i diplomacisë ruse ka thënë gjithashtu se, mes palëve ka pasur një marrëveshje që njësitë ilegale ushtarake në Ukrainë të tërhiqen dhe që kushdo që ka pushtuar institucione duhet të ulë armët dhe t’i braktisë ato.

Gjatë së enjtes, para se të arrihej pakti një Gjenevë, Obama akuzoi direkt Rusinë për mbështetje direkte të milicisë nga Rusia në jug dhe lindje të Ukrainës.

Top Channel