Miqësorja ‘e eksodit’ ndahet në barazim

16/04/2014 00:00

Në vazhdën e organizimeve të ndryshme në kujtim të eksodit të shqiptarëve të Kosovës të 15 viteve më parë, të mërkurën u zhvillua në qytetin e Kukësit një ndeshje miqësore mes nënkampioneve të Shqipërisë dhe skuadrës nga Mitrovica Trepça 89, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Pavarësisht të ftohtit dhe reshjeve të dëborës në stadiumin “Zeqir Ymeri” nuk munguan tifozët e dy ekipeve, ku në një numër i konsiderueshëm kishin ardhur nga Mitrovica.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 10, atëherë kur Jetullahu kaloi miqtë në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë Progni barazoi për kuksianët.

Top Channel