Ndryshon ligji i ndihmës ekonomike

15/04/2014 00:00

Ligji që përcakton dhënien e ndihmës ekonomike do të pësoje ndryshime për disa kategori sociale.

Deputetë të Partisë Socialiste kërkuan në Komisionin Parlamentar të Punes, Cështjeve Sociale dhe Shëndetësisë që të diskutohet ndryshimi i disa pikave të këtij ligji, si pjesë e reformimit të ndihmës ekonomike.

E pranishme në këtë Kuvend ishte zv/ministrja e Mirëqënies Sociale Bardhylka Kospiri e cila theksoi se ligji do të ndryshojë për tre kategori.

Nëse ndryshimet e kërkuara për reformimin e skemës së ndihmës ekonomike do të hyjnë në fuqi, buxhetit të shteti do t’i shtohen rreth 500 milionë lekë. Ndërkohë ndryshimet e kërkuara nga Ministria e Mirëqënies Sociale kanë të bëjnë me ndërprerjen e ndihmës për ata persona që dënohen me heqje lirie, persona me aftësi të kufizuara të cilët fillojnë një punë dhe gratë e dhunuara të cilat trajtohen në strehëzat përkatëse.

Ndryshimet në ligjin që përcakton dhënien e ndihmës ekonomike për kategoritë sociale u diskutua edhe në Komisionin e Ekonomisë. Pas komisioneve parlamentare, ndryshimet do të kalojnë në parlament për votim. 

Top Channel