Ristani: Ministria e Mbrojtjes hesht pas akuzave

12/04/2014 00:00

Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes iu drejtua me një kerkese
Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar pretendimet e demokratëve se
infrastruktura e ushtrisë eshte përdorur për trafik droge, opozita
nëpërmjet deputetit Arben Ristani thotë se kjo ministri vijon të heshtë
pas akuzave

Sipas Ristanit , heshtja rëndon më shumë Kodhelin për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e drogës.

“Partia Demokratike i kërkoi Ministres së Mbrojtjes të jepte shpjegime në lidhje me vënien e bazave të Forcave tona të Armatosura në dispozicion të trafikut të drogës. Të dhënat e raportuara flasin për këtë fakt tronditës, që është kapitullimi i shtetit dhe imazhi më i keq për një vend anëtar në NATO, siç është tashmë Shqipëria. Ministrja Kodheli ka zgjedhur të heshtë, por kjo nuk e largon atë nga përgjegjësia që ka për të dhënë shpjegime për pyetjet: 1-A është ajo në dijeni të shqetësimit për përdorimin të mundshëm të infrastrukturës forcave të armatosura në trafikun e drogës? 2-A ka informacion ajo se si ka ndodhur që forcat tona të armatosura, pjesë e NATO-s, janë vënë në shërbim të trafikut të drogës? 3-Cilat janë masat që ajo ka marrë përballë këtyre fakteve skandaloze?
Heshtja e Ministres nuk është aspak në shërbim të interesit publik, në shërbim të forcave të armatosura dhe të shtetit shqiptar”, tha Ristani.

Top Channel