16 ditë pas vdekjes në burg të të denuarit shqiptar Kudret Kume, i njohur
në Greqi edhe si Ilia Kareli, pasi është torturuar në burgun e Nigrites
nga 15 gardianë, janë publikuar orët e fundit edhe analizat histologjike
nga shembujt e indeve të zemres dhe të trupit të tij.

Rezultatet kane te bejne me ekzaminimin e semundjeve te zemres dhe te plageve ne dore te te burgosurit shqiptar.

Nga analizat laboratorike qe kishin derguar mjeket ligjore Mina Gjeorgjiadhis dhe Eleni Zagjelidhou, pas ekzaminimit per semundje kornare te zemres ka rezultuar se 42-vjecari shqiptar ka pasur nje problem ne nje nga tre enet koronare,i shkaktuar nga nje defekt i valvulave te zemres, i cili në kombinim me thyerjen e disa brinjeve ne kafazin e kraharorit ka shkaktuar vdekjen e tij.

Gjithashtu nga testet laboratorike, qe kishin derguar dy mjeket eshte vertetuar se mbi Karelin nuk eshte ushtruar dhune me ndonje aparat qe shkakton elektroshok dhe se plaga ne doren e tij eshte shume me e vjeter.

Rezultatet e ekzaminimit histologjik jane derguar ne Shërbimin Mjeko- Ligjor të Selanikut dhe prej atje tek autoritetet gjyqesore te qytetit Serres, ne menyre qe te perfshihen ne dosjen hetimore te aktakuzes ndaj rojeve te burgut.Ende nuk ka asnje koment se cfare drejtimi mund te marre pas ketij zhvillimi procesi ndaj 15 gardianeve te burgut qe akuzohen se kane torturuar per ore te tera Ilia Karelin, tortura qe kane sjelle edhe vdekjen e tij.

LSI: Të zbardhet vrasja e Karelit

Pas deklarimit zyrtar të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço tha në Parlament, se i ka kërkuar autoriteteve greke, që të bëhet drejtësi për vrasjen e të burgosurit shqiptar, LSI reagon duke kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale dhe bërjen e drejtësise ndaj personave përgjegjes.

“Meqënëse që të dy prokuroritë e dy shteteve kanë punuar, kanë hedhur mjaft dritë mbi ngjarjen, njëkohësisht edhe sensibiliteti mediatik ka qenë aty, pozitiv dhe objektiv për ta pasqyruar atë, do të inkurajonim për përfundim sa më të shpejtë të fazës së hetimeve dhe verifikimeve të tjera, në mënyrë që fajtorët sa më parë të dilnin para drejtësisë dhe të merrnin dënimin e merituar dhe në këtë mënyrë të vendosej një standard i tolerancës zero, për çdolloj sjelljeje dhe demonstrim dhunë dhe  trajtimi çnjerëzor në burgje dhe në këtë mënyrë do të demonstrohej qartë edhe ai standard europian që duhet të karakterizojë raportet midis të dënuarve dhe sistemit”, tha kreu i grupit kuvendor të LSI-së, Petrit Vasili.
 

Top Channel