Rishikimi i strategjisë së sigurisë

19/03/2014 00:00

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se do të ketë reformë brenda forcave të armatosura dhe se për këtë ka marrë miratimin edhe të aleatëve strategjikë.

Duke iu kundërvënë deklaratës së presidentit Nishani, se nuk mund të ketë reformë në FA pa u konsultuar me aleatët dhe me Parlamentin, Kodheli tha se Dokumenti i Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes është bërë nën asistencën e aleatëve evropianë dhe SHBA-së një vit më parë.

“Aleatët janë konsultuar, madje Dokumenti i Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes është bërë nën asistencën e tyre dyvjeçare, në veçanti të SHBA. Parlamenti është konsultuar kur ky dokument ka dalë nga dora e forcave të armatosura një vit më parë, kur komisioni i sigurisë nuk lejohej të futej në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithësesi, për këtë janë konsultuar kryetari dhe nënkryetari i atëhershëm i komisionit të mbrojtjes”, deklaroi Kodheli.

Top Channel