Dy arrestime për posedim armësh

18/03/2014 00:00

Mbrëmjen e së martës, nga një operacion i policisë së Kurbinit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, është bërë i mundur arrestimi i dy personave, të identifikuar si Fatmir dhe Agim Guri.

Dy të arrestuarve iu sekuestrua një arsenal armësh në banesën e tyre, teksa nga burimet policore bëhet e ditur se janë kapur një automatik, në pushkë, 5 granata, 13 kallëpe tritol dhe 2 armë gjahu.

Ky është një nga aksionet e radhës së Policisë së Shtetit, në betejën e nisur kundër shpërthimeve me tritol që kanë tronditur vendin gjatë muajve të fundit, e që për pasojë kanë detyruar Ministrinë e Brendshme të propozojë edhe ndryshime në Kodin Penal për të ashpërsuar masat e dënimit për veprat penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së eksplozivëve”, si dhe “shkeljes së rregullave për ruajtjen e tyre”.

Vetëm pak ditë më parë, nga një operacion i ngjashëm i Policisë së Tiranës, u sekuestrua një shtetas në zonën e Kasharit, i implikuar në shitjen e lëndëve plasëse.

Top Channel