Festa e Ditës së Verës

14/03/2014 00:00

Dita e Verës, tashmë një festë kombëtare ka gjallëruar shumë qytete të vendit, por kryefesta është në qytetin e Elbasanit.
Aktivitetet kulmuan mbrëmjen e të enjtes në sheshin ‘Gensher’, ku me
mijëra qytetarë kanë ndjekur koncertet e organizuara nga Bashkia e
qytetit.

“Le të themi së bashku gëzuar Ditën e Verës, pacim me shumë shëndet, më shumë gëzim, më shumë lumturi. Kjo ditë vere qoftë e mbarë për elbasanasit, qoftë viti i ndryshimit, viti i qytetit pa plehra,  viti i qytetit pa ndotje, viti i ndryshimit të infrastrukturës së qytetetit, Elbasani të ketë më shumë punësim, viti i luftës kundër varfërsisë”, tha kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini.

Sipas tradites se hershme te kesaj feste pagane, njerezit e presin zgjuar dhe duke festuar ardhjen e stines se ngrohte. Mengjesin e se premtes Elbasani eshte mbushur nga dhjetra mije pelegrine te kesaj feste qe kane ndjekur parakalimet, karnavalet dhe koncertet e shumta.

Festa me lule dhe ballokume ka pushtuar gjithe qytetin, tashme te njohur per kete dite te rendesishme ne kalendarin e festimeve. Ne mesnate Dita e Veres eshte festuar edhe ne qytetin e Korçes, ku dhjetra zjarre, simbol i largimit te dimrit jane ndezur. Ky ritual shoqerohet me kercime dhe muzike. Me festime Dita e Veres eshte pritur edhe ne qytetin e Peshkopise, ku kjo feste eshte tradicionale.

Top Channel