Gjirokastër, gjendet kufoma e një 25-vjeçari

09/03/2014 00:00

Një bari i zonës, në rrethin e Gjirokastrës, ka njoftuar policinë gjatë pasdites së ditës së diel, pasi kishte gjetur një kufomë mashkulli, në zonën e quajtur Kthesa e Kërcullës.

Viktima, i moshës 25-vjeçare, është identifikuar më vonë nga policia e Gjirokastrës, si Shpendi Basha, një kultivues i bimëve narkotike në Lazarat, i cili raportohet të jetë vrarë me armë zjarri.

Policia vazhdon të punojë për gjetjen e shkaqeve të vdekjes, teksa viktima është shoqëruar për në morgun e Gjirokastrës.

Top Channel