Fushë-Krujë, dy shpërthime me eksploziv

09/03/2014 00:00

Dy shpërthime eksplozivi kanë ndodhur gjatë natës së kaluar në zonën e Fushë-Krujës.

Nga shpërthimet, njëri në automjetin e një gruaje në Arameras të Fushë-Krujës dhe tjetri në portën e jashtme të një shtëpie në fshatin Larushk, janë shkaktuar dëme materiale, por jo të lënduar në njerëz.

Brenda disa orësh policia dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjet dhe të identifikojnë një autor të vetëm për te dyja shperthimet.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është shtetasi Ilir Hyka, 40 vjeç nga Fushë-Kruja.

Nga hetimet rezulton se dy ngjarjet kriminale janë pasojë e konflikteve për motive pronësie që i dyshuari ka me të dëmtuarit.

Top Channel