Fier, arrestim për llogari të Italisë

09/03/2014 00:00

Mbrëmjen e së dielës, në qytetin e Fierit është arrestuar i kërkuari Arben Isufi, i njohur ndryshe edhe si Arben Qimja, i cili akuzohet për trafik droge dhe vrasje.

Isufi rezulton i dënuar me 30 vjet burg në mungesë për vrasje, ndërkohë që arrestimi është bërë për llogari të drejtësisë italiane.

Arben Isufi njihet si ish-pjesëtar i bandës së Aldo Bares, teksa tashmë pritet t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit për në vendin fqinj.

Top Channel