Lojërat e fatit, shkatërrohen makineritë

08/03/2014 00:00

Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit bëri të mundur të shtunën shkatërrimin e 680 pajisjeve të konfiskuara në 3 muajt e fundit.

Konfiskimi u krye pasi subjektet e këtyre pajisjeve nuk ishin të pajisur me lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe çertifikatën përkatëse.

Në kuadër të planit të ri të masave, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit njofton se po kryen çdo ditë kontrolle, ku si pasojë në muajt janar-shkurt 2014 janë konfiskuar 325 makineri dhe pajisje të sektorit të lojërave të fatit.

Vetëm në muajt nëntor-dhjetor 2013, kjo Njësi konfiskoi mbi 1.500 pajisje, përafërsisht me të njëjtën sasi konfiskimesh të realizuara gjatë vitit 2012.

Në këto 4 muaj të marrë së bashku janë vendosur gjithësej 60 gjoba me vlerë 300 mijë dollarë. Ministria e Financave thotë se është duke hartuar një paketë të re ligjore, e cila do të kufizojë ekspansionin e këtij aktiviteti.

Top Channel