Ndryshimet në ligjin për nëpunësit

26/02/2014 00:00

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit në Fletoren Zyrtare të
vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli si antikushtetues
Aktin Normativ të Qeverisë për Ligjin e Nëpunësit Civil.

Deputeti demokrat Eduard Halimi akuzoi Kryeministrin Edi Rama se mbajti peng vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të hedhur në rrugë qindra punonjës së administratës.

“Kërkojmë nga dyshja Rama-Meta që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos nëpërkëmbë punonjësit e shtetit që kanë fituar statusin e nëpunësit civil në 1 tetor të vitit 2013. Të anulohet projektligji që kanë firmosur për Nëpunësin Civil dhe të mos nëpërkëmbet aspirata e shqiptarëve në Bashkimin Evropian”, tha Halimi.

Top Channel