Fushë Krujë, bombë automjetit të policit

26/02/2014 00:00

Automjeti i një punonjësi policie të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë Krujë u dëmtua me eksploziv në orët e para të së mërkurës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2 e 35 minuta të mëngjesit. Punonjësi i policisë së burgut, Alfred Mema ishte me shërbim në orët e natës dhe kishte parkuar automjetin e tij tip “Golf” jashtë ambjenteve të burgut ku punon.

Pas verpimeve të para hetimore gjatë pasdites, policia arrestoi edhe të dyshuarin e parë si autor të kësaj ngjarjeje, 23-vjeçarin Jetmir Ziri nga Fushë Kruja.

Burime policore lokale deklarojnë se nga hetimet paraprake rezulton se Ziri ka patur konflikt me punonjësin e policisë. Nga shpërthimi i automjetit nuk pati të lënduar.

Top Channel