Mazhoranca ka përcaktuar e vetme kalendarin e punimeve trejavore të
Kuvendit, pas largimit të opozitës, e cila i ka deklaruar edhe një herë
kushtin për të vendosur, sipas saj, ligjshmërinë në organin legjislativ.

Qeveria ka kerkuar me shume kohe per amendimet e ligjit të shumëdiskutuar, ate te Nenpunesit Civil.

Ilirian Celibashi deklaroi se mazhoranca do te prese konsensusin e opozites, per ruajtur frymen e bashkepunimit ne ne prej drafteve qe muaj me pare u miratua nga te dyja palet.

“Fillimi i efekteve të ligjit është sipas urdhërimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne e respektojmë këtë vendim. Por ne vazhdojmë të konsiderojmë që ligji ka nevojë të amendohet dhe shpresojmë të gjejmë edhe konsensusin e opozitës, për ato ndryshime, të cilat në gjykimin tonë janë të karaktetit teknik dhe përmirësojnë cilësinë e ligjit”, tha Celibashi.

Konferenca miratoi ne kalendarin e Parlamentit, amendimin e Kodit Penal qe konsideron veper penale, pjesemarrjen e shqiptareve ne luftrat e vendeve të tjera, e cila sipas propozimit denohet me 10 vjet burg. Përmes këtyre ndryshimeve synohen të frenohet pjesëmarrja e shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Paketa antikurrupsion gjithashtu, pas nje periudhe te mbetur pezull ne komisionet parlamentare, eshte perfshire ne kalendarin e seancave plenare gjatë javëve të ardhshme. Mbetet per t’u pare cili do te jete vendimi i opozites per pjesemarrjen ne Parlament, ndersa mazharoi e  konsideroi politik qendrimin e saj.

“Qëndrimi bojkotues ndaj veprimtarisë së Kuvendit nuk është një zgjidhje as e dëshiruar, por as edhe dobiprurëse. Megjithatë në fund të fundit është vendim i tyre”, tha Celibashi.

Top Channel