Refuzimi i emërimit të Ina Ramës

25/02/2014 00:00

Ligji thotë shprehimisht se Prokurori i Pergjithshem në përfundim të
mandatit 5-vjeçar ose mund të qëndrojë si prokuror ose mund të kthehet
në vendin e mëparshëm apo në një detyrë të barazvlefshme me të.

Një ligj i qartë për këdo që nuk e njeh shkencen e jurisprudences, por që interpretimi i tij është kthyer në një lojë fjalësh në mbledhjen e radhes mes anetareve te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ne perfundimt te te ciles votat e shumices vendosen kunder kthimit te ish-Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, ne rradhët e gjyqesorit.

Mes pesë anëtarëve që ishin dakort per kthimin e ish-Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, eshte edhe ministri i Drejtesise. Por, ndersa Ina Rama ishte e drejtperdrejte ne komentin e saj per Top Channel duke e konsideruar, si nje vendim politik bllokimin e saj e po ashtu nje vendim ne kundershtim me ligjet, ministri Naço tha se la te nenkuptohej se kush votoi pro Rames, ishte ne zbatim te ligjit.

“Ju e dini që KLD-ja ka filluar t`i bëjë mbledhjet me dyer të mbyllura. Mund t’i drejtoheni zëdhënësit, apo KLD-së, unë jam ministri i Drejtësisë.Unë propozova që të futej në rendin e ditës sepse ishte në përputhje të plotë me ligjin dhe kërkesa zvarritej prej një viti. Sigurisht kam votuar pro sepse ishte një e drejtë që parashikohej në ligj. Prokurori i Përgjithshëm kur mbaron detyrën, me pëlqimin e vet mund të rrijë dhe të punojë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, mund të shkojë në atë detyrë që ka qënë ose në një vend të barazvlefshëm me të.Nuk i nënshtrohet konkurrimit. Ligji flet qartë për ata që duan ta lexojnë qartë. Për të tjerët drejtohuni tek zëdhënësit të KLD-së”, u shpreh Naço.

Por duket se ky precedent ne KLD eshte nje histori e vjeter, edhe per emra te tjere qe duhet ti riktheheshin gjyqesorit ne perfundim te mandateve ne detyra te tjera, si per shembull zonja Deshira Subashi, kerkesa e te ciles nuk eshte futur asnjehere ne rend dite per t’u shqyrtuar në KLD, kerkesa e ish-gjyqtarit te Gjykates se Larte Agron Lamaj, kerkesa e ish-kreut te Gjykates se Larte Shpresa Becaj apo e ish-kreut te ILDKP-së, Fatmira Laskaj. Ministri i Drejtesise Naco, i cili gjate 2008 ishte prokuror ne kohen e prokurores se pergjithshme Ina Rama komentoi per kete çeshtje.

“Kërkesa e parë që më erdhi, dola mbi emocionet e mia, si zyrtar i këtij shteti dhe propozova që të futej në rendin e ditës, do të propozoj cdo lloj kërkese që është në përputhje me ligjin. Problemi është KLD që ka nisur t’i bëjë mbledhjen me dyer të mbyllura”, u shpreh Naço.

Gjate mbledhjes me dyer te mbyllura qendrimet pro ish-Prokurores jane argumentuar nga anetaret pervec mbeshtetjes ne ligj edhe me faktin qe prej 14 muajsh kreu i nje institucioni te rendesishem lihet pa pune. Nderkohe qe anetaret qe kane votuar kunder, kane kerkuar se zonja Rama ose duhet te konkurroje per ne apelin civil, ose duhet te kthehet si gjykatese prane Gjykates se Krimeve te Renda, pasi sipas anetareve te KLD-së ajo e ka humbur cilesite e gjyqtares sapo mori detyren e Prokurores se Pergjithshme.

Top Channel