Opozita drejt bojkotit të Kuvendit

25/02/2014 00:00

Partia Demokratike do të qëndrojë në konsulta të vazhdueshme me aleatët deri të enjten e seancës plenare, kur do të merret edhe një vendim më i qartë për sjelljen e opozitës ndaj Parlamentit.

Ajo qe prevalon tani eshte kembengulja e demokrateve dhe aleateve te tyre per te mos pranuar shnderrimin e Parlamentit ne nje noter te akteve antikushtetuese te Qeverise. Ne kete qendrim opozita eshte shume e qarte, por ajo ende nuk ka percaktuar nese bojkoti do te jete apo jo njeri nga mjetet e saj politike.

“Do të vendosim së bashku të enjten në mëngjes kush do të jetë veprimi. Nuk pranojmë që të jemi pjesë e një Parlamenti që nuk funksionin sipas ligjit”, tha Mediu.

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha kerkon ta mbaje fokusin jo tek sjellja e opozites ndaj Parlamentit. Per te ka me shume rendesi sjellja e Qeverise, qe sipas kreut te opozites, po i çon serish shqiptaret drejt nje deshtimi te ri ne procesin e integrimit europian te vendit.

“Po koordinojmë me aleatët tanë aksionin tonë opozitar sa i përket shkeljes së paprecedentë të Kushtetutës, ligjit, rregullores së Kuvendit. Pra sjelljes antiligj, anti kushtetues dhe në thelb anti europian të kësaj mazhorance, e cila rekordit të saj të zi në opozitë si bllokuese e statusit po i vendos një rekord tjetër të zi tashmë nëmazhorancë si dirigjente e rrezikimit të aspiratës mbarë popullore të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këto janë çështjet të cilat po diskutojmë dhe në vijimësi do t`ju mbajmë të informuar” tha Basha.

Top Channel