Zgjerimi i Kartës së Adriatikut

24/02/2014 00:00

11 vjet nga nënshkrimi i Kartës së Adriatikut nga Shqipëria, Kroacia dhe
Maqedonia në Tiranë, që synonte nxitjen e integrimit të vendeve të
rajonit në strukturen euroatlantike, rajoni ballkanik paraqet një
realitet të ri.

Me kete nenvizim hapi punimet konferenca rajonale për bashkëpunimin ndërparlamentar, në kuadër të Kartës së Adriatikut të pesë vendeve anetare, ku Shqiperia per here te pare mban kryesimin e plote pergjate gjithe ketij viti. Deshmi e avancimit te rajonit, ishte propozimi qe Ilir Meta, si kryetar i Kuvendit beri ne kete konference, qe pothuaj nje dekade me pare kur ai mbante postin e ministrit te Jashtem as nuk mendohej.

“Në rastin e Shqipërisë ne sot krenohemi me marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi zhvilluar me Malin e Zi dhe me Maqedoninë. Po punojmë me marrëdhënie shumë më të ngushta bashkëpunimi me Serbinë dhe mendoj se hapa të rëndësishme janë hedhur në këtë drejtim. Krenohemi me arritjet e Kosovës dhe mbështesim plotesisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë drejtim më lejoni të theksoj rëndësinë e zgjerimit të Kartës së Adriatikut, duke bërë të mundur anëtarësimin e plotë të Serbisë dhe të Kosovës në të”, tha Meta.

Ndersa per shefin e diplomacise Bushati, serish rajoni mbetet i rrezikuar nga te tjera vija ndarese.

“Shqipëria është e vetedijshme për ndjeshmërinë e çështjen e zgjerimin e Kartes se Adriatikut, por ne udhëhiqemi nga nevoja për të nxitur më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Sot, 11 vjet pas formimit të Kartës së Adriatikut rajoni është në paqe, por paqja dhe stabiliteti që gëzojmë aktualisht nuk duhen marrë si të mirëqëna, sepse vija të tjera ndarëse rrezikojnë të shfaqen. Duhet shmangur rreziku i grupimit te vendeve te rajonit ne ngelese në klasë dhe dalluese, pasi një rajon i paintegruar plotesisht nuk mund të eksportojë siguri”, tha Bushati.

Ambasadori Amerikan Aleksander Arvizu, vendi i te cilit ishte edhe propozues i nenshkrimit te ketij parteriteti nderballkanik ne vitin 2003, deklaroi vullnetin e SHBA per politiken e dyerve te hapura te Aleances se Atlantikut te Veriut, duke iu treguar vendeve te rajonit aspirante per anetare ne NATO se Shqiperia, eshte nje model ne kete drejtim.

“Ripohojmë përkushtimin tonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin dhe për të mbrojtur të drejtat njeriut dhe liritë civile për të gjithë individët në rajon. Aleanca mundet dhe duhet të pranojë anëtarë të rinj kur ata të jenë gati” , tha Arvizu.

Bashkepunimi rajonal ne fushen e mbrojtjes eshte shume i rendesishem per Shqiperine, tha ministrja Kodheli. Ne kete drejtim Shqiperia do te diskutoje mundesine qe vendet e Kartes se Adriatikut te angazhohen se bashku ne konteksin e misionit te ri te aleances ne Afganistan, e cila do te diskutohet gjate Keshillit te Atlantikut te Veriut ne rajon qe do te mbahet ne Tirane pas dy muajsh.

Top Channel