Shqiptarët janë më optimistë

22/02/2014 00:00

“Shqiptarët janë më optimistë se një vit më parë, se në vendin e tyre do
të ketë ndryshime pozitive”. Ky është konkluzioni i studimit të
Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), që u krye në dhjetor të vitit
2013, në bashkëpunim me Institutin për Studime dhe Alternativa Kërkimore
(IDRA).

Drejtori për Europën Qendrore dhe Lindore i kësaj organizate amerikane, Robert Benxhamin foli per Zerin e Amerikes.

“Mendoj se kjo ka të bëjë me faktin që zgjedhjet sollën një ndryshim paqësor të pushtetit, pa konflike politike, pa kundërthënie, pa bojkotim dhe tani njerëzit janë gati të vazhdojnë me jetën e tyre”, thotë Benxhamin.

Sipas tij, njerezit me ndryshim kuptojnë ekonominë. Ata janë të shqetesuar për papunesine e vazhdueshme, rrogat e ulta, cmimet e larta dhe korrupsionin.

“Pra megjithëse ka një ndjesi shprese mes shqiptarëve se gjërat do të ndryshojnë, ka edhe një lloj irritimi se këto çështje nuk po zgjidhen në mënyrë aq efektive sa ç’duan qytetarët”, shprehet Benxhamin.

Benxhamin thotë se kjo rritje optimizmi, të cilën ai e quan të moderuar, është një shans që nuk ekzistonte gjatë pesë viteve të fundit, të shoqëruara me konflikte dhe bllokim politik. Por ai shton se për ta kthyer atë në realitet, qytetarët duhet të angazhohen, të marrin pjesë në diskutime publike, të futen në organizata të shoqërisë civile, të anëtarësohen në parti politike dhe të bëhen pjesë e jetës politike.

Benxhamin nenvizon se duhet një periudhë 6-9 mujore që një qeveri e re ta marrë gjendjen në dorë dhe kur ndryshon pushteti ka gjithmonë një përpjekje politike për të bërë palën tjetër përgjegjëse.Sa i takon korrupsionit, të anketuarit e shohin atë si diçka që ngadalëson ekonominë, kufizon shanset e tyre kur bëhet fjalë për aspekte si qasja në kujdesin shëndetësor, ose mundësitë ekonomike. Një nga çështjet e diskutuara në anketë, është edhe perspektiva e integrimin evropian, që shqiptarët si edhe më parë e shohin si diçka pozitive, ekonomikisht dhe në drejtim të demokracisë. Benjamin thotë se procesi i anëtarësimit gjithsesi do të jetë i gjatë, dhe është në të mirën e Shqipërisë ta shohe përparimin jo thjesht në shërbim të hyrjes bë BE, për të mirën e vendit.Raporti i mbështetur në bisedat me qytetarët e Shqipërisë, do të bëhet publik në mars dhe përfundimet e tij do t’i dërgohen qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile.

Top Channel