Prokuroria: Sillni prova për denoncimet

21/02/2014 00:00

Shitja e apartamenteve duke mashtruar qytetarët, ku shtetas të ndryshem
blejnë të njëjtin objekt njëkohësisht, konsiderohet shqetësues për
organin e akuzës.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha gjatë analizës vjetore se veçanërisht në Tiranë mjaft qytetarë kanë kallëzuar se janë mashtruar gjatë vitit të fundit nëpërmjet kësaj skeme, ku qytetarëve u merren si parapagim shuma të konsiderueshme per apartamentet ende te paperfunduara, nderkohe qe e njejta procedure ndiqet edhe ndaj qytetareve te tjere duke sjelle keshtu shitjen e nje objekti dy deri ne tre personave.

“Problem për të cilin kërkohet që nga ana e Prokurorisë së Apelit, nëse nuk do të merrte zgjidhjen e duhur ligjore, ashtu sic gjykohet nga ana e Prokurorëve edhe në Gjykatën e Apelit, të ushtrohej rekurs i vazhdueshëm në Gjykatën e Lartë me qëllim arritjen e marrjes së një vendimi unifikues sepse do të jetë një problem shqetësues kryesisht në fushën e shitblerjes së apartamenteve dhe të pronave të tjera. Ky është një problem vërtetë shqetësues i kohëve të fundit”, tha Llalla.

Por edhe pse Prokuroria ka pretenduar se eshte konsumuar vepra penale e mashtrimit, Gjykata ne 60 raste ka shpallur pafajesi per te kallëzuarit, thote Prokuroria e Pergjthshme, pasi vlereson se lidhja e kontratave te tilla paraprake eshte nje konflikt gjyqesor civil dhe jo penal.

Duke analizuar punen e Prokurorise se kryeqytetit, kryeprokurori Llalla tha se njesia hetimore kunder korrupsionit ka perfunduar disa hetime me impakt per publikun, por sipas Llalles ka edhe shume te tjera qe kane nevoje per ritem me te larte hetimor. Ne referim të kallëzimeve të depozituara Llalla shtoi se ne shume prej tyre ka mungese provash.

“Nga rritja e vendimeve të mosfillimit përcaktohet se shkak kryesor, sipas të dhënave të deritanishme rezulton të jetë se materialet e referuara nga institucionet e tjera apo të kallëzuara nga qytetarët nuk plotësojnë në mënyrën e duhur kriteret e parashikuara në ligj, nuk janë të shoqëruar me provat apo në mjaft raste fakti nuk përbën elementë të veprës penale”, tha Llalla.

Por, ndersa Kryeprokurori theksoi kerkesen ndaj policisë qe te referoje dosje me prova, kryegjyqtari i Apelit Aladuin Malaj ishte kerkues ne kete pike ndaj Prokurorise.

Kryeprokurori i Apelit Shkelqim Hajdari sygjeroi qe per 2014 te kete kete ndryshime ne Kodin e Procedures Penale, persa i perket gjykimit ne mungese, si edhe te rregullohet Instituti i Gjykimit te Shkurtuar. Hajdari kerkoi qe seancat e keshillimit ne Gjykaten e Larte te jete e hapura e te behet me pranine e prokurorit.

“Vazhdojnë që të kenë përhapje të gjerë vepra penale në fushën e pronës, vepra penale që kanë të bëjnë me jetën, krime kundër jetës, armëmbajtje pa leje, vepra penale në fushën e korrupsionit, etj”, tha Hajdari.

Ne kete menyre Prokurori i Pergjithshem mbylli turin e analizave vjetore ne te gjitha prokurorite ne vend. Ndersa pritet qe javen qe vjen te dorezohet raporti i Prokurorise se Pergjithshme ne Kuvend.

Top Channel