Hetimet për emërimet në polici

21/02/2014 00:00

Komisioni hetimor për shkarkimet dhe lëvizjet në polici përcaktoi gjatë seancës së radhës rregulloren dhe planin e hetimit. Të dyja palët kanë kaluar me konsesus të plotë të gjitha pikat, ndërsa kanë debatuar vetëm për administrimin e shifrave të gjendjes së kriminalitetit në vend.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, tha se kjo është në objektin e hetimit, ndërsa nënkryetai i komisionit Taulant Balla e cilësoi si një paragjykim pavarësisht dhënies së konsensusit për këtë pikë.

“Duke qenë i detyrueshëm, është i tillë pasi është një instrument i fuqishëm kontrolli i mazhorancës mbi opozitën, thotë gjykata. Të gjitha të dhënat që konsiderohen të rëndësishme për lëvizjet në polici dhe rendin publik duhet të kalojnë në këtë komision”, deklaroi Bylykbashi.

“Ai ka harruar elementë që kompromentojnë dokumentin. Në një pjesë të tij thuhet ‘nuk janë aplikuar në asnjë rast’ dhe eksperti e ka lënë këtu. Unë jam shumë i qetë si përfaqësues i mazhorancës se këto ndryshime në Policinë e Shtetit kanë sjellë në rritjen e efikasitetit të saj. Unë këtë e konsideroj të rëndësishme. Nëse ju doni ta konsideroni ndryshe, ky është problemi juaj”, deklaroi Balla.

Opozita kërkoi edhe informacione shtesë nga SHISH se SHKB, gjë që për siocialistët konsiderohet si jashtë objektit të hetimit.

Top Channel