Vlorë, zbulohet baza e trafikut

19/02/2014 00:00

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me “Guardia di Finanza”-n, kanë finalizuar një aksion për gjetjen e një mjeti super të shpejtë.

Pas një kontrolli prej disa orësh, pranë zonës së Hidrovorit, u zbulua në mes të pishave një tunel rreth 15 metra i gjatë.

Porta kryesore ka qënë me hekura dhe për hapjen e saj policisë iu deshën disa orë. Në brendësi të tunelit, tip garazh në pamje të parë, u gjet një zetor tip “Fiat”, në gjendje shumë të mirë.

Pas tij, në një karrel qëndronte gomonia 9m e gjatë dhe me dy motorë të fuqishëm, 600 kuaj fuqi.

Po ashtu, u gjetën edhe shumë pajisje ndihmëse si gjenerator e kompresor, i cili shërbente për fryrjen e tubolarëve të gomones.

Kjo gomone shërbente për trafikimin e lëndëve narkotike, pasi dhe largësia nga deti ishte jo më shumë se 100m nga ky tunel.

Polica po punon për gjetjen e personave, të cilët kanë hapur këtë tunel, si dhe ata që posedonin këtë gomone super të shpejtë.

Top Channel