Gjirokastër, kapen 140 kg hashash

19/02/2014 00:00

140 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabi sativa është sekuestruar dhe një i ri është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Uniformat blu njoftojnë se droga u sekuestrua në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhoc. Ajo ishte e paketuar dhe e vendosur në automjetin e shtetasit me inicialet E.D.

Ky i fundit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar nga errësira.

Policia nuk bën me dije identitetin e plotë të të kërkuarit, ndërsa sqaron se sasia e lëndës narkotike synonte Portin e Durrësit për t’u hedhur më pas në tregun italian.

Top Channel