Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, pranë fshatit Golem.

Një furgon me targa të Kosovës, që drejtohej nga 46-vjeçari Ilir Hoxha, aksidentoi një person, ende i paidentifikuar.

Policia po kryen veprimet proceduriale, ndërsa nga hetimet e para mësohet se viktima i ka prerë rrugën mjetit, gjë që nuk është vënë re nga drejtuesi.

Top Channel