“Mbill pemën tënde!”

15/02/2014 00:00

Secili nga fidanët e pishave që sapo janë mbjellë përgjatë ‘Rrugës së Paqes’ në Liqenin Artificial në Tiranë mban një emër. Një prej pishave
është e Matias.”Unë sot do të mbjell pemën time që do të ketë emrin tim.
Eshtë shumë bukur te kem pemën time”, thotë vogëlushi.

Mësuesja Ina Kasimati në bashkëpunim me një grup të rinjsh kane ndërrmarë nismen ‘Mbill pemen tende!’

“Sot kemi ardhur për të shprehur këtë ndërgjegjësim qytetar, këtë vlerë qytetare dhe këtë aksion qytetar për të mbjellë 110 pemët e para”, thotë mësuesja Kasimati.

Mbi 600 qytetare kane dhene nga 400 leke, ne kembim te nje pishe te personalizuar qe do te mbillen ne zona te ndryshme te qytetit te Tiranes.

“Në fillim fare menduam që të shpenzonim rreth 400 lekë reja, ishin rreth 200 pemë, por tani janë bërë 600 të tilla. Filluam me rrugën e Paqes tek Liqeni, më pas në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do të mundësohen disa zona të tjera që janë më emergjente, sepse pema që kemi zgjedhur është pishë e zezë”, thotë Eljan Tanini, iniciator i nismës “Mbill pemën tënde”.

Kjo nisme qytetare eshte perkrahur nga qindra qytetare, te cilet me nje kontribut modest duan te ndihmojne ne gjelberimin e kryeqytetit.

Top Channel