Orikum, protestojnë operatorët turistikë

14/02/2014 00:00

Më shumë se 50 operatorë turistikë, të cilët operojnë me bizneset e tyre
në zonën e Orikumit kanë bllokuar rrugën Radhimë- Vlorë për më shumë se
30 minuta.

Asnje makine nuk eshte lene te kaloje ne kete aks, per aq kohe sa zgjati protesta. Qellimi i kesaj proteste nga operatoret turistikë ka qene pikerisht problemet qe kane patur prej nje periudhe kohore prej disa muajsh ky kryesor mbetet aksi rrugor, i cili vazhdon te qendroje mes gropash dhe dhe tejet e amortizuar.

Kjo sipas operatoreve turistike ka terhequr disi turizmin vitet e fundit, çka ka bere qe destinacion i turisteve te mos jete me Vlora, por Dhermiu, Hhimara dhe Saranda.

Problem tjeter qe kane ngritur operatoret turistikë dhe vete kreu i operatoreve Vasil Bedini kane qene pikerisht prishjet e ndertimeve ne zonen e e plazhit. Ne fjalen e tij, Bedini u shpreh teper i shqetesuar pasi si pushteti lokal dhe ai qendror duhet te merren me pastrimin e zones sa me shpejt dhe t’i lene prishjet meqënëse sezoni turistik po troket ne Vlore.

Top Channel