Greva e transportit publik

14/02/2014 00:00

Në rrugët e kryeqytetit nuk kanë qarkulluar autobusë të linjave publike,
për shkak të një greve 24 orëshe që Sindikata e Transporteve kishte
paralajmëruar prej kohësh, për shkak të mos marrjes së pagave, por dhe
në mbështetje të shoqërive të transportit për rritjen e çmimit të
biletës.

Ata, qe e kane vuajtur me shume mungesen e autobuseve kanë qene qytetaret e thjeshte, te cilet nuk kane mundesi per te zgjidhur privatisht levizjen. Por neper stacione ka patur edhe qytetare qe nuk ishinn te infortmuar per greven dhe prisnin autobuset.

Shoqerite e Transportit, qe jane ne pritje te nje pergjigjeje nga Ministria e Transporteve dhe Bashkia e Tianes per ndryshimin e çmimit te biletes e justifikojne ate me rritjen e paperballueshme te kostove, per shkak dhe rritjes se çmimit te karburantit, si edhe kredive e marra neper banka per blerjen e autobuseve te rinj.

“Rreth 80 për qind e parave janë marrë nga bankat, sepse nuk kemi patur mundësi që të realizonim vetë invesimin që kemi bërë. Situata e krijuar na e ka vështirësuar punën. Edhe shteti nuk na ka subvencionuar nga 2003 deri më sot. Në këtë situatë, ku vit pas viti rriten taksat, rritet çmimi i karburantit, detyrimet tona bankare rriten, të gjitha këto na kanë detyruar që këto dy vitet e fundit neve të dalim me humbje”, thotë Ferdidand Ibrahimi, president i Shoqërisë së Transportit.

Shoqerite e Transporteve deklarojne se nuk duan kurresesi te perfshihen neper greva, por gjendja e tyre financiare nuk u lejon qe te vazhdojne me tej madje as te paguajne pagat e punonjesve.

Top Channel