Tiranë, autobusët në grevë

13/02/2014 00:00

Diten e premte, qytetarët e Tiranës nuk do të mund të përdorin mjetet e
transportit publik. Asnjë autobus i 6 linjave urbane që funksionon në
Tiranë nuk do të kryejë itinerarin e përditshëm, pasi sindikata ka
paralajmëruar grevë 24-orëshe për shkak të mos pagimit të drejtuesve të
autobusëve dhe fatorinove nga shoqëritë e transporteve.

Nga ana tjeter, shoqerite e transporteve kërkojnë rritje të çmimit të biletës nga 30 në 70 lekë. Nje grup te rinjsh kundershtuan nepermjet nje tubimi përpara Ministrisë së Transporteve rritjen e çmimit te biletes, duke e konsideruar nje barre te rende te qytetarin, nderkohe qe kane shprehur pakenaqesi edhe per cilesine e sherbimit te transportit publik.

“Ne kërkojmë që për shumë kategori në nevojë, ky transport të bëhet falas. Të papunët, pjesët e familjeve në nevojë, studentët duhet ta përfitojnë këtë shërbim falas. Ne kërkojmë cilësi të shërbimit. Ky që kemi nuk është transport publik cilësor, nuk është i shpejtë, njerëzit shtypen, vidhen dhe përplasen në urbanet tona”, thanë protestuesit.

Ndonese i jane derguar peticione Ministrise se Transportit nga kjo organizate, por edhe Bashkia e Tiranes, e cila kete radhe eshte vendosur ne krah te shoqerive te transportit, te cilet thone se nuk mbulojne kostot nga rritja e çmimit te naftes, ende nuk ka nje pergjigje konkrete. Madje me disa amendime ne ligj, pritet qe Qeveria t’ia kaloje bashkive te vendosin per ndryshimin e ose jo te çmimit te biletes.

“Qeveria vazhdon të heshtë dhe të mos marrë përgjegjësitë që i takon përballë qytetarëve dhe Shoqatës së Transportit Urban. Deri më sot nuk kemi asnjë reagim zyrtar nga institucionet përkatëse për problematikën e transportit urban. Qeveria ka zgjedhur të mbyllë veshët dhe të mos degjojë problematikën e bërë prezente tashmë prej muajsh”, thotë Enno Bozdo, nënkryetari i Bashkisë.
 
Bozdo theksoi se Qeveria duhet te beje subvencionimin e operatoreve te transportit publik, per te mos lejuar rritjen e çmimit te biletes. Por pavarësisht deklaratave, ata qe do te hasin veshtiresi per te shkuar ne shkolle ne pune apo spital jane qytetaret e Tiranes, te cilet nuk kane mundesi te zgjidhin me mjete private ngerçin qe do te krijoje mungesa e autobuseve.

Top Channel