Zëvendëspresidenti Parlamentit Europian Gianni Pittella, në ditën e dyte
të vizitës në Tiranë është takuar me Kryeministrin Edi Rama.

Në një deklarate të përbashket për median zoti Pittella vleresoi punen e deritanishme te qeverise.

“Jam këtu për t’i rikonfirmuar miqësinë time historike Edi Ramës dhe popullit shqiptar, si edhe për të shprehur vlerësimin dhe admirimin tim për punën qe Edi Rama po çon përpara në cilësinë e Kryeministrit, si në fushën e luftës kundër kriminalitetit, ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit; si në fushën e reformës se administratës publike, ashtu edhe në ndarjen administrative, historike në territorin shqiptar. Unë uroj që Bashkimi Evropian do të japë miratimin për dhënien e statusit të vendit kandidat në qershor. Dhe i bej thirrje dhe forcave opozitare në Shqipëri, sepse objektivi i integrimit europian nuk është pjesë vetëm e një force politike apo e Qeverisë, por edhe objektivi i të gjithë atyre që luftojnë për modernizimin e vendit”, tha Pittella.

“Ndamë sigurisht mendimet lidhur me ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian mbi aktualitetin, po ashtu mbi hapat e ndërmarra në të gjitha drejtimet nga Qeveria dhe padiskutim edhe mbi fortësimin e bashkëpunimit me Partinë Socialiste europiane me grupin e europarlamentarëve dhe socialistëve demokratë”, tha Rama.

Top Channel e pyeti zotin Pittella sa e rendesishme eshte per Shqiperine ne kendveshtrimin europian reforma administrative, e cila deri me tani eshte bojkotuar prej opozites.

“Kjo eshte nje reforme e rendesishme sepse ne kete menyre do te rivendoset efikasiteti i struktures publike te vendit. Une mendoj se opozita ben nje gabim duke mos marre pjese ne diskutimet per kete çeshtje. Shpresoj qe opozita ta ndryshoje pozicionin e saj”, tha Pittella.

Pittela i vijoi takimet me presidentin e Republikes Bujar Nishani, ku ne qender te bisedes ishte integrimi Shqiperise ne BE.

Top Channel