Qytetarët shqiptarë nuk do të kenë nevojë, që për të marrë një shërbim
shëndetësor, të marrin me vete librezë shëndetësore.Ajo tashme do të
zëvendësohet me kartën e shëndetit.

Drejtori i Fondit te Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci tha se kjo do te ndikoje ne rritjet e cilesise se sherbimit mjeksor per pacientet.

“Shfrytëzoj këtë takim për t’ju përcjellë iniciativën tonë për të kaluar nga përdorimi i librezës së shëndetit te karta e shëndetit. Projekti do të nisë të aplikohet shumë shpejt në disa qendra në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Ky projekt do të përmirësojë dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, si dhe kontrollin e tyre. Ne do të kthejmë kështu kohën dhe rolin e mjekut në familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve, pasi ata nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë fletë-libreze pa fund, por me një mjet të thjeshtë, kartën e shëndetit, pacientët do të marrin shërbimin e duhur shëndetësor”, tha Beci.

Ndersa, ministri i Shendetësisë Ilir Beqja tha se edhe receta qe leshon mjeku, tashme do te jete recete elektronike, e cila nuk i jepet pacientit në dorë, por kalon direkt ne sistem dhe se ne te do te pershkruhet vetem emri xhenerik i ilaçit dhe jo emri i patentes, çka i shtyn mjeket te rekomandojne shpeshherë medikamente të njërës apo tjetrës kompani, në këmbim të favoreve të ndryshme.

“Janë dy elementë shumë të rëndësishëm, që do të na vlejnë për këdo dhe duhet të jemi të vetëdijshëm, nuk duhet ta nisim me idenë se kështu do të menaxhojmë më shumë para. Në rradhë të parë, edhe pse fondi është institucion financiar, misionin e ka kujdes shëndetësor”, tha Beqja.

Ministri i Shendetësisë ka kerkuar me shume efikasitet nga mjeket, kur kerkojne berjen e nje sere analizash nga pacientet, që shpeshhere jane te panevojshme.

Ne lidhje me uljen e marzhit te tregtimit të ilaçeve, ministri i Shëndetësisë tha se askush nuk preket nga ky ndryshim, vetëm se i shkohet në ndihme pacientit me uljen e çmimit të barnave.

Top Channel