Në emër të lirisë së fëmijëve

11/02/2014 00:00

“Do i kisha kërkuar të gjithëve dhe do i kisha lutur me gjithë zemër për
t’ua falur gjakun të gjitha familjeve që janë në gjak dhe t’i lihen të
gjithë të lirë për të nisur një jetë të re, si gjithë të tjerët”.

Ishin keto fjale te Marseles,  njeres prej femijeve qe nuk po mundin dot te jetojne qetesine dhe shpengimin e moshes se tyre, per shkak te njeres prej plageve me te thella te shoqerise vendase, gjakmarrjes, te cilat preken ne menyre te veçante nje bashkemoshataren e saj ne kryeqytet.

Altea, 10 vjeç, pasi degjoi ne emisionin “Shqip”, deshiren per te qene e lire, si te vetmen kerkese te vogelushes, krijoi një vizatim, te cilin ia nisi gazetares Rudina Xhunga, ne shenje mbeshtetjeje te femijes se ngujuar, te njejte ne moshe, por me nje jete krejt te ndryshme.

“U befasova nga ëndrra e saj më e madhe që ishte liria. Ne nuk na shkon mendja për të qenë të lirë. Ne e kemi këtë dhe kërkojmë gjëra të tjera lodra, kukulla, bojëra për të vizatuar. Më erdhi keq për të dhe mendova se përse të mos kontribuojmë për ta zgjidhur këtë problem, për ta mbështetur. Dëshiroj me gjithë shpirt dhe do të bëj aq sa mundem. Kam dëgjuar edhe më parë në televizion për gjakmarrjen, por edhe në klasë ku mësuesja na shpjegoi saktësisht se cfarë është ky fenomen, në cilat zona ishte më e përhapur dhe që për momentin nuk është gjetur asnjë rrugëzgjidhje “, thotë Altea.

Nje realitet absurd, ku ne vend te shkolles, socializimit me te tjeret, lojerave e deshirave naive feminore, jetohet brenda ngushtices se mureve te shtepise, te izoluar dhe te pashprese, me barren e rende te frikes se shpagimit te fajeve, qe keta femije nuk i kane.

Dhe per t’i dhene kurajo Marseles dhe te tjereve si ajo, te cileve u eshte mohuar e drejta nje femijerie normale, fëmijët sot thonë: Marsela, ne jemi me ty!

Top Channel