Të jetosh në landfild

04/02/2014 00:00

Kjo është pamja e përditshme e gropës së mbeturinave në Sharre. Makina qe shkarkojne hedhurinat e kryeqytetit dhe nje grumbull i madh njerezish qe eshte gjithnje ne pritje te tyre per te mbledhur materialet e riciklueshme.

Ata jane banore te sharres, qe pavareisht rrezikut shendetesor, qe pavaresisht faktit nese eshte apo jo kunder rregullave te menaxhimit te landfillit, nuk heqin dore nga kjo lloj pune.

Jane thuajse gra ato qe futen ne landfill per te mbledhur materiale te riciklueshme. Burrat dhe djemte jane terhequr, pasi atyre u duhet te perballen me kundershtine e forcave policore, te cilat hera- heres reagojne duke penguar shfrytezimin per qellime perfitimi nga keto mbeturtina.   

E c’eshte me problematike, kjo skuader grumbulluese pengon depozitimin ne kohe te mbeturinave ne landfill.

Rrezikojne jeten per nje cope buke e megjithate kjo nuk eshte mjaftueshem per te hequr dore.

Shfrytezuesit e mbetjeve mendojne se pervec perfitimit vetjak jane duke i sherbyer ne nje fare menyre edhe landfillit.

Perfitues apo jo kjo kategori e vogel , demi i ekspozimit te plehrave te sharres eshte shumefish me i madh. Dhe ata qe e ndjejne me se tepermi kete jane banoret e zones perreth.

Top Channel