Tahiri propozon “Trekëndëshin e Sigurisë”

03/02/2014 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka propozuar me anë të një letre homologut italian dhe atij grek krijimin e një Trekëndëshi të Sigurisë Detare mes tre shteteve fqinje.

Në letrën e ministrit të Brendshëm thuhet se: “Bazuar në analizën e specialistëve tanë, por jo vetëm, rezulton se grupe kriminale shqiptare po bashkëpunojnë në mënyrë shumë të organizuar dhe tejet efikase në trekëndëshin kufitar mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të qenieve njerëzore, duke e shndërruar sakaq këtë trekëndësh në një zonë me parametra të ulët të sigurisë”.

Ministri Tahiri në letër nënvizon se përpjekjet në një formë më të integruar, nëpërmjet forcave të sigurisë së tre vendeve, do të jenë më efikase.

Në këtë kuadër ai ka ftuar homologët Angelino Alfano dhe Nikos Dendias që të zhvillojnë një takim trepalësh në Tiranë. Takimi synon nënshkrmin e një marrëveshjeje të përbashkët.

Top Channel