Reformimi i Altertekstit në shkolla

03/02/2014 00:00

Këtë vit të ri shkollor, Ministria e Arsimit do t’u japë mësuesve dhe
prindërve të drejtën për të qenë pjesë kyçe e përzgjedhjes së teksteve
më të mira shkollore për fëmijët e tyre.

Drejtoret e shkollave, por edhe Drejtoria Arsimore nuk do te jete pjese e ketij komisioni, si nje forme per te shmangur perzgjedhjet klienteliste dhe abuzive.

Keshilltari i ministres se Arsimit, Agim Leka tha se aplikimi i kesaj metode, do të na çojë drejt tekseve me te mira.

“Kjo eshte pjese e ndërtimit të një sistemi të marrëdhënieve të reja që do të ketë Ministria e Arsimit, si institucion shtetëror me të gjithë shtëpitë botuese, i një sistemi të ri marrëdhëniesh që do të ketë vetë Ministria e Arsimit me të gjithë shtëpitë botuese, i një sistemi të ri marrëdhëniesh që do të ketë vetë Ministria e Arsimit me përzgjedhësit e teksteve që janë mësuesit, si mënyra e organizimit, gjithashtu të transparencës që do të bëhet, ku ne do të përfshijmë në sistemin e zgjedhjes së teksteve të gjithë komunitetin e prindërve. Kjo është pjesë e reformës që ne kemi, ‘shkollat një qendër e rëndësishme komunitare'”, tha Leka.

E ndersa pritet qe Komisioni i ngritur ne Ministrine e Arsimit, te kaloje ne site te gjitha tekset e hartuara deri me sot, Ministria e Arsimit eshte ndalur tek nje pike delikate, ne ate te rritjes se oreve te edukimit fizik ne shkolla.

“I bëjmë me dije që në shtatorin që vjen, pra në vitin e ri akademik ne do të kemi një situatë të përmirësuar, përsa i përket rritjes së orëve të edukimit fizik. Ndërkohë derisa të shkojmë deri atje, në çdo drejtori arsimore, respektivisht në 12 qarqet e vendit, ne do të kemi një person përgjegjës, që investigon në të gjithë situatën me orët e edukimit fizik, me burimet njerëzore, me aktivitetet sportive, me terrenet sportive e kështu me rradhë”, tha Nikolla.

Rritja e oreveve te edukimit fizik, por edhe kryerja e tyre eshte shume e rendesishme ne ditet e sotme, kur numri i femijeve obez ka shenuar nje rritje te ndjeshme, dhe oret qe femijet luajne eshte shume i kufizuar.

Top Channel