Tiranë, kapen 1.2 kg kokainë

01/02/2014 00:00

Policia e Tiranës sekuestroi një sasi prej 1.2 kilogram lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe në pranga përfunduan dy zotëruesit e saj dhe një i tretë u shpall në kërkim.

Sasia e dorgës, që sipas policisë ishte e destinuar për tregun vendas, u sekuestrua në operacionin e koduar “Change” në orët e mbrëmjes së premte në kryeqytet.

Sasia e drogës u gjet në një automjet ku ndodheshin dy persona, Nexhmi Uka 61 vjeç dhe Edmond Radja 40 vjeç, që të dy banues në Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet L.B.

Tre të akuzuarit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin trafikim ndërkombëtar të lëndës narkotike nga vendet e Amerikës Latine për tregun vendas.

Top Channel