Aleanca për Mbrojtjen e Lumenjve Shqiptare ka kerkuar qe Ministria e
Mjedisit dhe ajo e jashtme te beje transparente te gjitha marreveshjet
disavjeçare dhe negociatat qe kane zhvilluar te gjithe qeverite
shqiptare qe nga koha e komunizmit, lidhur me administrimin e perbashket
te lumenjve me vendet fqinje.

Ambientalisti Sazan Guri tha se jane dhjetra marreveshje disavjeçare qe jane nenshkruar nga keto ministri dhe qe kane cenuar rende lumenjte por edhe ekonomine e vendit.

“Duam transperencën e 24 viteve të Ministrisë së Jashtme tonën ose të grupeve shqiptare me grupet përkatëse greke apo maqedonase. Kërkojmë që Qeveria shiuptare të mos bëjë lojën e Qeverive të mëparshme, ku janë falur prurje ujore shteteve fqinje dhe jo vetëm kaq,  sipas shtetit maqedonas, mendohet t’i kalojë edhe kjo pjesë e mbetur”, tha Guri.

Edhe pse ministrat shqiptare e maqedonas kane mohuar ekzistencen e nje marreveshjeje dhe projekti per ndërtimin e nje hidrocentrali ne lumin Radika, ambientalistet kembengulin se ka nje projekt teknologjik.

“Kryetari i opozitës maqedonase, Menduh Thaçi, publikisht dy ditë më parë i ka dorëzuar shtetit tonë apo Qeverisë tonë projektin konkret teknologjik”, tha Guri.
 

Top Channel