Durrës, kapen 10 kg heroinë

26/01/2014 12:20

Dhjetë kilogramë lënde narkotike e dyshuar si e llojit heroinë janë sekuestruar mëngjesin e së dielës në portin detar të Durrësit.

Droga e fortë u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Mercedes Benz me targa “AA468IN” që drejtohej nga shtetasi Mircea Hysenllari, 26 vjeç me banim në Tiranë.

Heroina ishte fshehur në pjesë të ndryshme të mjetit dhe kontrolli u realizua ndërsa drejtuesi po kryente procedurat e imbarkimit në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.

Në orën 04.30, 26-vjeçari Hysenllari është arrestuar në flagrancë për veprën penale të trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, mbetur në tentativë.

Kohët e fundit është bërë e zakontë kapja e sasive të konsiderueshme të bimës narkotike “
“cannabis sativa” me destinacion tregun e paligjshëm të narkotikëve në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa kjo është sasia e parë e një droge të fortë si heroina që sekuestrohet për këtë vit në portin më të madh të vendit.

Gjatë vitit 2013, në Durrës u sekuestruan gjithsej 13 kg heroinë.

Top Channel