Arrestohet anëtari i “Albania Hacker Group”

19/01/2014 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar 18-vjeçarin Florjan Hoxhaj me akuzën e ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike.

I riu është anëtar i grupit “Albania Hacker Group” dhe sipas hetimeve, ky grup ka kryer sulm kibernetik në faqe të ministrive dhe shkollave të ndryshme shqiptare.

Gjithashtu, “AHG” ka kryer sulm kibernetik edhe në faqe institucionesh greke apo serbe.

Anëtarë të “AHG” kanë sulmuar edhe faqet e Top Channel, Digitalb etj. duke vjedhur të dhënat.

Ka dyshime se “AHG” përfitonte dhe nga kartat e vjedhura të kreditit gjatë blerjeve në internet.

Top Channel