Milan, dëmtohet sërish Pazzini

17/01/2014 00:00

Giampaolo Pazzini nuk e ka shijuar tamam rikthimin me gol në formacionin titullar të Milanit pasi sulmuesi është dëmtuar sërish.

Kësaj here, lojtari italian do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për një dëmtim në muskulin e kofshës së djathtë. Një lajm i keq ky për kuqezinjtë, të cilët lanë të lirë Matrin para pak ditësh.

Tashmë, Clarence Seedorf ka në dispozicion vetëm dy qendërsulmues: Mario Balotelli dhe Andrea Petagna.

Giampaolo Pazzini u rikthye të luajë të mërkurën ndaj Spezia nga minuta e parë për Milanin pas tetë muajsh mungese në formacionin titullar si pasojë e një operacioni në gju.

AC Milan ka bërë të ditur se vetëm pas 10 ditësh do të përcaktohet me saktësi koha e rekuperimit të lojtarit.

Top Channel