Lushnje, grabitet me armë karburanti

17/01/2014 00:00

Një pikë karburanti në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje ka rënë pre e grabitësve gjatë orëve të natës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gramsh të rrethit të Lushnjes. Dy persona të armatosur kanë kërcënuar punonjësin e pikës së karburantit duke i marrë paratë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, fillimisht me marrjen e dëshmisë së punonjësit dhe ekspertizën e vendit të ngjarjes për gjetjen e ndonjë shenjë identifikuese të autorëve.

Dy ditë më parë, një tjetër pikë karburanti ishte pre e grabitësve. Këtë herë në në aksin rrugor Burrel-Milot, në afërsi të fshatit Baz. Policia dyshohen se grabitjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe me atë të ndodhur më 4 janar, ku persona të armatosur i grabitën drejtuesit të një furgoni një sasi prej 2 mln lekësh.

Top Channel