Lushnje, 5 hajdutë në pranga

17/01/2014 00:00

Policia e Lushnjes ka goditur të premten një bandë hajdutësh.

Në pranga kanë përfunduar 5 persona: Eliot e Shkëlqim Biçaku, Feruz e Festim Boriçi për grabitje dhe Vasil Ciko, i cili akuzohet për rrëmbim dhe kanosje.

Pesë të arrestuarit akuzohen për grabitjen e disa banesave.

Më herët gjatë ditës në Lushnje, një pikë karburanti në aksin rrugor që lidh qytetin me Rrogozhinën ra pre e grabitësve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gramsh të rrethit të Lushnjes. Dy persona të armatosur kërcënuan punonjësin e pikës së karburantit duke iu marrë paratë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, fillimisht me marrjen e dëshmisë së punonjësit dhe ekspertizën e vendit të ngjarjes për gjetjen e ndonjë shenjë identifikuese të autorëve.

Dy ditë më parë, një tjetër pikë karburanti u bë pre e grabitësve. Këtë herë në në aksin rrugor Burrel-Milot, në afërsi të fshatit Baz.

Policia dyshohen se grabitjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe me atë të ndodhur më 4 janar, ku persona të armatosur i grabitën drejtuesit të një furgoni një sasi prej 2 mln lekësh.

Top Channel