Fier, aksident i rëndë rrugor, vdes 68-vjeçari

17/01/2014 00:00

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e vona të së enjtes në vendin e quajtur Rrethi i Libofshës në Fier, i mori jetën një personi dhe plagosi lehtë një tjetër.

Në aksident u përfshi një automjet veturë dhe një motoçikletë, ku po udhëtonin dy persona, atë e bir.

Burimet nga policia e Rrethit të Fierit njoftojnë se automjeti ka përplasu motoçikletën. Për pasojë, ka gjetur vdekjen 68-vjeçari Viktor Bushi dhe është plagosur lehtë djali i tij.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia njoftoi se shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte makina dhe mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit në këtë pjesë të rrugës.

Top Channel