Vlorë, sekuestrohen 1 ton hashash

15/01/2014 00:00

Policia Kufitare e qytetit të Vlorës ka arritur të sekuestrojë rreth 1 ton hashash gjatë mbrëmjes së të mërkurës, në zonën e Cerkodhimës të qytetit bregdetar.

Droga është gjetur në një furgon, teksa ishte bërë gati për t’u ngarkuar në një skaf, por që në momentet e fundit është braktisur nga poseduesit, pasi janë pikasur nga policia.

Sipas burimeve policore, besohet të kenë qenë 5 persona të dyshuar, të cilët kanë braktisur furgonin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me skaf, ndërkohë që policia kufitare është vënën në ndjekje të tyre.

Top Channel