Seedorf: Do të jem trajneri i Milanit

14/01/2014 00:00

Clarence Seedorf lajmëroi tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur dhe në të njëjtën kohë bëri të ditur se do të jetë trajneri i ri i Milanit.

“Kam vendosur të lë futbollin. Do të jem trajneri i ri i Milanit”, tha ish-futbollisti i kuqezinjve në një konferencë shtypi në Brazil.

Hollandezi 37-vjeçar, i cili ka luajtur me Botafogon pjesën e fundit të karrierës, do të zëvendësojë Massimiliano Allegrin pasi ky i fundit u shkarkua pas humbjes ndaj Sasuolos 4-3.

Seedorf pritet ditën e enjte në Milano, por nuk përjashtohet mundësia që 37-vjeçari të udhëtojë në Itali që të mërkurën për të parë ndeshjen Milan-Spezia, e vlefshme për Kupën e Italisë.

Top Channel