Sharrat në burgun e Drenovës

12/01/2014 11:00

Pas zbulimit të sendeve të palejuara në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, hetimi ka hedhur dritë mbi skemën që është përdorur për futjen e tyre dhe kalimin nga njëri sektor në tjetrin.

4 fletët e sharrës, të cilat dyshohet se do të mund t’i shërbenin një tjetër plani arratisje, sipas të dhënave janë futur përmes ushqimeve që familjarët cojnë për të burgosurit.

Ende nuk dihet sesi ato i kanë shpëtuar kontrollit, por mësohet se ato janë futur pas arratisjes spektakolare të 23 nëntorit dhe kanë qenë në duart e Dan Hutrës.

I dënuari me 25 vite burg për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2007 dhe patriot i Admir Tafilit, përmes oficerëve të burgut i ka kaluar këto fletë sharre nga sektori i sigurisë së lartë në ambientet e paraburgimit, ku ndodheshin bashkëpunëtorët Ervis Lami, Alsi Maci dhe Albi Macini, të cilët janë në pritje të procesit gjyqësor për shkak të rolit që luajtën në arratisjen e 7 të burgosurve në 23 nentor të vitit të kaluar.

Në muajin Nëntor, shtatë të burgosur, nga të cilët katër me burgim të përjetshëm arritën të arratiseshin nga burgu i Drenovës, por të gjithë u kapën dhe u rikthyen në qeli brenda javës.

Hetimet për atë arratisje janë ende në vazhdim, ndërsa po shqyrtohet edhe roli ndihmës që mund të kenë pasur disa gardianë në atë ngjarje.

Një ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informoi se gjatë kontrollit ne burgun e Drenoves u zbuluan edhe dy telefona celulare qe u perkasin te denuarve Durim Leka dhe Almarin Muca.

Jo zyrtarisht mesohet se kontrollet e herepashershme ne burgun e Drenoves behen jo vetem per shkak te arratisjes te deshtuar te shtate te denuarve, por edhe per shkak te informacioneve te derguara nga policia kriminale se ne kete burg mbahen mes te denuarve sende te ndaluara.

Top Channel