Durrës, kapen 16,4 kg lëndë narkotike

12/01/2014 12:10

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar mesnatën e kaluar 16,4 kilogram lëndë narkotike, në një automjet që po tentonte të udhëtonte me traget drejt Italisë.

Sasia e ndarë në pako të mbështjella me natriban u gjet e fshehur në shasinë dhe ndenjësen e shoferit, të një automjeti tip BMË X5, që drejtohej nga shtetasi Bajram Zylalaj.

Drejtuesi i mjetit u arrestua në flagrancë nën akuzën e trafikimit të narkotikëve, vepër kjo e mbetur në tentativë.

Ky është rasti i tretë i goditjes së trafikut të narkotikëve për këtë vit, në portin e Durrësit.

Në total janë sekuestruar rreth 157 kg marijuanë e destinuar për në tregun italian, si dhe janë arrestuar 9 persona.

Sasia më e madhe e drogës, 115 kg kanabis sativa të blerë në Lazarat me destinacion përfundimtar Bergamon dhe Milanon u zbulua gjatë operacionit policor “Start“, të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të mërkurën e kaluar.

Top Channel